VIDEO/ Goli i parë në kampionat, sulmuesi shqiptar e bën “sefte” me skuadrën e Serisë C

Zhbllokohet më në fund Eljon Toçi!

Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Pro Sestos në Serinë C.

21-vjeçari shënoi golin e barazimit ndaj Albinolefes në transfertë në duelin që përfundoi me shifrat 1-1. 

Toçit iu deshën plot 10 ndeshje për t’u zhbllokuar teksa tashmë shpreson që të vijojë ecurinë pozitive të gjetjes së golit.

Sulmuesi shqiptar u bashkua me Pro Seston në merkaton e janarit nga skuadra e Sestri Levantes, që militonte po në Serinë C.

Vlen të theksohet fakti se 21-vjeçari është i huazuar nga skuadra e Fiorentinës, klubi që disponon edhe kartonin e sulmuesit, i cili ishte një ndër më të spikaturit te moshat e Fiorentinës, ku mbante dhe shiritin e kapitenit.  

Goli:

https://streamin.one/v/f66805da