Portugalia shkatërron me 3 gola në pjesën e parë rivalin e Shqipërisë

Portugalia shkërmoqi me rezultatin 3-0 në pjesën e parë, Suedinë, rivalin e Shqipërisë në datën 25 mars.  

“Luzitanët” ishin dominues absolutë në fragmentin e parë të miqësores së luajtur në stadiumin e Guimaresh, duke tundur plot 3 herë portën e mbrojtur nga Olsen. 

Sfida u zhbllokua nga ylli i Milanit, Rafael Leao në minutën e 24-t, pas asistit të Bernard Silvës, ndërkohë që Nunes dhe Bruno Fernandesh, kompletuan tripletën e golave në pjesën e parë.  

Interesat është fakti se 3 tentativat drejt portës së Portugalisë shkuan në rrjetë, ndërkohë që Suedia regjistroi vetëm 1 gjuajtje në kuadrat.  

Për sa i përket miqësores Suedi-Shqipëri ajo do të zhvillohet në datën 25 mars në orën 19:00 në stadiumin “Friends Arena”.