Trajner tek Erzeni? Mirel Josa: Kemi diskutuar, por nuk shkuam deri aty sa...

Mirel Josa, ish trajneri i Laçit i ftuar në emisionin ''Sport Focus'' nen moderimin e Vjosana Nozllakut flet për largimin nga Laçi.

Josa: Thjesht skuadra u përgjigj deri diku me mua, futbollistët dhanë maksimumin e tyre.

Në momentin që rezultati nuk po vinte, kemi të bëjmë edhe me mundësi, ne nuk duhet të dalim jashtë mundësive tona.

Drejtuesit e klubit vendosën kështu dhe unë rashë dakort.

Problemi nuk është se shkoj Armando Cungu apo Josa edhe gjërat do të ndryshojnnë menjëherë, duhet të kemi kujdes me mundësit që të ofron kjo skuadër, drejtuesit e të gjithë.

Telefonatë nga Erzeni?

''Kam diskutuar pak me ato djemtë por kanë qenë shumë të përcipta, nuk shkuam deri aty sa të konkretizonim dicka'', u shpreh Josa.