Carvajal paralajmëron Mbappe: Kush del nga rruga e duhur i tërhiqet veshi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2024, 16:34
Anësori i Realit të Madridit Dani Carvajal është i gatshëm t’i tërheqë veshin Kylian Mbappe nëse “del nga binarët” kur të kalojë te madrilenët, me senatorin e Los Blancos që u shpreh në lidhje me mbërritjen e mundshme të Mbappe.
“Nuk do të ketë aspak xhelozi për kontratën e tij, por personat që janë prej kohësh në klub kanë përgjegjësinë për tu siguruar që të gjithë të ecim në të njëjtin drejtim.
Kur dikush del pak nga rruga, i duhen tërhequr veshët për ta sjellë në binarët e duhur.
Duket se mbërritja e Mbappe është dicka e mundur.
Në Madrid duhet të vijnë më të mirët dhe ai është një ndër më të mirët”.
Për ne dhe për futbollin tonë do të ishte dicka e bukur, ashtu si Lewandowski kur shkoi te Barcelona”.
