Mirel Josa: Arbër Hoxhën e kam stërvitur vetë, ja çfarë e ka tërhequr Silvinjon...

Mirel Josa, ish trajneri i Laçit i ftuar në emisionin 'Sport Focus' nen moderimin e Vjosana Nozllakut fleet për Kombëtaren Shqiptare, ku theksoi se Arber Hoxhën e ka stërvitur kur ka qenë tek Prishtina.

Josa: Unë Arber Hoxhën e kam pasur lojtarë gjatë kohës që ai ka qënë në Kosovë.

Kur unë kam nënshkruar me Prishtinën, Arbëri ishte dhënë borxh në një skuadre tjetër në Pejë më duket, dhe unë brenda 6 muajve e ktheva prap dhe u aktivizua me Prishtinën pastaj 1 vit.

Pas një viti kaloj tek Ballkani.

Arber Hoxha i ka treguar cilësitë e veta, nuk e di progresin që mund të ketë bërë gjatë kësaj kohe.

Ishtë një lojtar i mirë ishte edhe i ri në moshë, një lojtar që luan në krahun e majtë të sulmit por nuk është këmba e majtë e tij që luan më mirë është e djathta më e mira.

Ka më tepër cilësi të mira sesa të këqija. Një lojtar tani tek Dinamo Zagrepi, u shpreh Josa.