I pandehur në arrati/ SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn, dosja do t’i kalojë GJKKO-së

Prokuroria e Posaçme (SPAK) përfunduar hetimet në lidhje me dosjen në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj  dhe dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.

Tashmë dosja pritet t’i kalojë Gjykatës së Posaçme, ndërsa kujtojmë se ish zv. kryeministri ndodhet në arrati dhe nuk është në duart e drejtësisë.

Fletëthirrje për paraqitje që t’i komunikohet akuza në SPAK ka patur edhe për ish-bashkëshorten e Arben Ahmetajt, Albina Maçka.

Ende nuk dihet se çfarë akuzo do t’i komunikohet, teksa emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK, sa i takon pasurisë, tjetërsime të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahametajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar. Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse.