Saraçi: Në burgun e Durrësit, një i burgosur 'VIP' inskenoi që kuzhinierin e tij ta kapnin për armëmbajtje pa leje që t'i gatuante brenda
Gazetari, Romir Saraçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në burgun e Durrësit një prej të burgosurve ‘VIP’ ka inskenuar që kuzhinierin e tij ta kapnin për armëmbajtje pa leje që ai të izolohej në paraburgimin e Durrësit në mënyrë që të vazhdonte punën si kuzhinier po prapë i punëdhënësit të tij.
Saraçi: Raportohet dhe duhet verifikuar edhe nga institucionet ligjzbatuese, që në burgun e Durrësit një prej të burgosurve ‘VIP’, ka inskenuar që kuzhinierin e tij ta kapnin për armëmbajtje pa leje dhe ai të izolohej në paraburgimin e Durrësit në mënyrë që ai të vazhdonte punën si kuzhinier i po prapë punëdhënësit të tij.
Pse u bënë pastaj transferimi i të gjithë atyre VIPAVE që ishin tek burgu i Durrësit, u cuan disa në Fier. Një kuzhinier që në jetë të vetë nuk kishte marrë një gjobë, kapet me armëmbajtje pa leje futet në burg dhe vazhdon punën si kuzhinier.
