"Drejtësia do vijë edhe me gabime'', Dedaj: SPAK është goditur më shumë se drejtësia shqiptare në 30 vjet
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se SPAK është goditur në 3 vjet aq shumë sa nuk është goditur drejtësia shqiptare në 30 vjet.
Dedaj: Sa është goditur SPAK për tre vjet që nga 2021 nuk është godit për 30 vjet drejtësia shqiptare.
Dhe këta krerët e politikës shqiptare që i ke ti sot këta asnjëherë nuk e kanë godit kryeprokurorin Adriatik LLapaj.
Cfarë kryeprokurori ishte ai që dilte cdo vjeshtë dhe thoshte do ketë arrestime do ketë arrestime.
Ku ishin arrestimet? Sot që ka arrestime, jo kshu jo kshu. Kjo është drejtësia.
Drejtësia do vijë edhe me gabime por do vijë. Cfarë kujtojnë këto se do sjellin parajsën për 3 vjet?
Me këtë sistem piramidal që e ke kryeministrin dhe kreun e opozitës që kanë ndërtu një sistem që nuk ka qarkullim elitash, qytetari është braktisur totalisht.
A e di se cfarë do thotë drejtësi e re? Kur vjen qytetari dhe futet në vendim marrje.
Nuk është kërkund qyetari shqiptar. Dhe sot ne pretendojmë të futemi në zgjedhje pas një viti dhe të votojmë për marka.
Nuk votojmë për qytetarin shqiptar. Cfarë drejtësie kërkoni ju? Drejtësia është në kulmin më të arrirë sepse ky sistem ka gjithë botën kundër.
Asnjë faktor shqiptar nuk është pro drejtësisë. E kuptoni që drejtësia është e lidhur me sistemin.
Janë kthyer mediat në "killer" me pagesë. I kanë detyruar shqiptarët të ikin.


