Saraçi: Për Ahmetajn shkuan deri tek pllakat e banjos, kurse tek inceneratori i Tiranës nuk dijnë kush janë pronarët

Gazetari, Romir Saraçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për Arben Ahmetajn shkuan deri tek pllakat e banjos kurse të inceneratori i Tiranës nuk dijnë kush janë pronarët.

Saraçi: Prokuria ka bërë një hetim për Arben Ahmetajn.

Shkoi tek pllakat e banjos të Arben Ahmetajt.

Janë dhënë deri tani 60 apo 70 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

Prokuroria, SPAK nuk na jep dot sot një përgjigje ku kanë shkuar këto lek.

Pra për Arben Ahmetaj shkojnë deri tek pllakat e banjos kurse te inceneratori i Tiranës nuk dijnë kush janë pronarët.