Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Tropojë

Një 55-vjeçar është arrestuar në Tropojë. Policia njofton se ky person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 55 vjeç, banues në fshatin Gri, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.