VIDEO/ Basha “e humbet” pas përjashtimit, s’i shmang gafat: S’kam ku shkoj, por rrimë këtu! E thotë fjala një gojë...
Pas përjashtimit nga seanca për shkak të bllokimit të foltores dhe mos lirimit të saj edhe pas paralajmërimit të kryeparlamentares Nikolla, Lulzim Basha është larguar nga salla.
Në fjalën e tij në oborrin e Kuvendit, duket se ky vendim ka ndikuar edhe në ligjërimin e Bashës i cili nuk i shmangu dot gafat dhe lapsuset gjatë komunikimit me gazetarët.
"Meqë nuk futemn dot atje dhe s’kam ku shkoj, por rrimë këtu!", iu drejtua fillimisht Basha gazetarëve, por nuk do ndalej me kaq. "E thotë fjala një gojë...", tha Basha duke qartësuar se "e thotë goija një fjalë".
Ndërkaq Basha u shpreh se në vend që të kalohen ligje në doni të qytetarëve, në Kuvend kalohen ligje në dobi të oligarkëve.
Ai shtoi se PD ka insistuar që në fillim për një Reformë Zgjedhore në shërbim të qytetarëve, ndaj ka kërkuar lista të hapura.
“Zgjedhorja është shkaku i gjithë të këqijave, sepse sjell zgjedhje të deformuara, sjell parlamentarë kokëulur, që votojnë ligje, të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve, por të oligarkëve. Prandaj, PD ka 2 vite që fokusohet për të pasur një Reformë Zgjedhore korrekte. Listat e hapura janë domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008, që ua hoqi të drejtën qytetarëve, që në parlament të shkojë ai individ që duan ata e jo ata që duan kryetarët e partive. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora”, u shpreh Basha.
Ai tha se në Kuvend kishte një marrëveshje mes palëve që PD mos i jepej kohë për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura.
“Kuvendi kishte 2-3 mundësi për të detyruar transparencën por duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve, Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore.
Nuk bëhet fjalë vetëm për Reformën Zgjedhore, por edhe buxheti apo ligji për investimet strategjike.
Në Kuvend kishte një marrëveshje mes palëve që PD mos i jepej kohë për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura.
Pati pretendim sikur sot ishte fundi i një merakatojë, por në fakt merkatoja nis sot”, tha ai.


