Incidenti me gazetaren, Vokshi: Rama, burracak! Të ndërpritet seanca dhe…

Deputetja Albana Vokshi, në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se incidenti mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetareje pak ditë më parë ishte një akt prej burracaku.

"Dy ditë më parë shqiptarët dhe jo vetëm, të gjitha mendiat italiane u ndeshën me një akt shantazhues e kërcënues në kërcënim të një gazetare në detyrë.

Pasi e lëshuan nervat, Rama guxoi pas dhunës verbale edhe të cenonte integritetin fizik të saj. Akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Gjest prej burracakum të paburri.

Asnjë shoqatë për mbrojtjen e grave nuk reagoi. Ftesë për Kuvendin, t’i dalim në mbështetje një gruaje. Gratë deputete të mblidheshin sot, të ndërpritet seanca e të miratohet një rezolutë", deklaroi Vokshi.

NDIQENI SEANCEN PLENARE