U ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit, Juventus dënon serbin Vlahovic

Juventus dënon sjelljen e Dusan Vlahovic në fundin e ndeshjes së Serie A ndaj Genoas të mbyllur në barazim 0-0. Serbi mori dy karton të verdhë brenda një minute (92 dhe 93) pasi protestoi kundër një vendim të arbitrit që akordoi faull në favor të portierit të Genoas.

Juventus e ka ndëshkuar Vlahovic duke e gjobitur me një shumë prej 70.000 eurosh teksa drejtuesit kërkojnë që lojtarët të shmangin kartonët e panevojshëm dhe të tregohen të disiplinuar në fushë pasi nuk mund të penalizojnë të gjithë skuadrën.

Vlahovic do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Lazios, aty ku nuk do të jetë as Milik për arsye dëmtimi. Trajneri Massimiliano Allegri është i detyruar të aktivizojë Moise Kean që gjithashtu nuk është në gjendjen e tij optimale.