Skandali me frazat raciste, Interi zhvillon takim me Açerbin dhe merr vendim
Situata e krijuar me Françesko Açerbin shqetëson Interin.
Klubi zikaltër ka parë se si një javë e vështirë në aspektin sportiv, është mbyllur me një episod që ka pak lidhje me futbollin e mund të njollosë klubin.
Për këtë arsye, pasi është vendosur që Açerbi të largohej nga grumbullimi i Italisë, pas akuzave të ngritura nga Huan Zhezus, klubi ka kërkuar takimi me lojtarin.
Sipas “La Gazetta Dello Sport”, ai është takuar me drejtuesit e klubit duke dhënë versionin e tij të ngjarjeve.
Ashtu siç kishte insistuar dje para gazetarëve, lojtari është i bindur në qëndrimin që nuk ka thënë një frazë raciste apo me kuptim të tillë, edhe pse Huan Zhezus insiston se i ka thënë “zezak”.
Këtë version ai do të mbajë deri në fund edhe në dëshminë e tij para organeve përkatëse në Federatën Italiane të cilat kanë nisur hetim disiplinor ndaj tij.
Nuk përjashtohet mundësia që të shmanget ballafaqimi i tij me Huan Zhezus, pasi futbollist i Interi mund të japë dëshminë nëpërmjet një video konferencë nga ambientet e brendshme të klubit.
Më pas, palët do të presin të qeta vendimin, pasi Interi ka bërë të qartë që nuk do të lëshojë më asnjë deklaratë rreth kësaj çështje derisa Federata të dalë me një qëndrim.
