VIDEO/ Sulmuesi më i ri i Kombëtares, prezantohet për herë të parë Arbër Hoxha

FSHF me një postim në rrjetet sociale ka prezantuar sulmuesin më të ri të Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha.

25-vjeçari ka zhvilluar paraqitje shumë të mira me Dinamon e Zagrebit këtë sezon, gjë që ka shtyrë trajnerin Silvinjo, që ta grumbullojë për këto miqësore marsi. 

 “Përshëndetje. Unë jam Arbër Hoxha dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares.

Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit.

Forca Shqipëri”, ka thënë Hoxha në një videomesazh të publikuar të martën në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai del duke përshëndetur të gjithë tifozët, duke i ftuar të gjithë që të shkojnë në stadium që ta suportojnë skuadrën kuqezi nga afër.

VIDEO:

https://streamin.one/v/6c2963c2