Ambasada amerikane zbardh takimin me Ramën, Robinson: Me rëndësi një gjyqësor i pavarur
Ndihmëssekretari i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, u takua sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi momente nga takimi i ndihmëssekretarit Robinson dhe Kryeministrit Rama.
Sipas ambasadës amerikane Robinson gjatë takimit nënvizoi bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Robinson diskutoi edhe mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, theksoi ambasada amerikane.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ndihmëssekretari Todd Robinson u takua edhe me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, me të cilët bisedoi për forcimin e partneritetit të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

