“Rrezikojnë jetën e shoferëve” Policia Rrugore: Kemi nisur regjistrimin e rasteve të qarkullimit në korsitë e biçikletave
Policia rrugore pohon se në rrugët e qytetit tonë, secili prej nesh luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e sigurisë së përbashkët. Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve.
Së fundmi, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka regjistruar raste të shumta të shkeljeve të rregullave rrugore, veçanërisht të mjeteve që kthehen majtas në kundërshtim me neni 152.4 dhe motomjeteve që qarkullojnë në korsinë e biçikletave, gjithashtu ne kundërshtim me nenin 144.2 të Kodit Rrugor. Këto veprime jo vetëm që rrezikojnë jetën e shoferëve dhe kalimtarëve, por dëmtojnë edhe kulturën tonë të qarkullimit rrugor.
Qëllimi ynë është të nxisim reflektim dhe ndryshim në sjelljet rrugore. Ne ftojmë çdo përdorues rruge në trafik të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe të kontribuojë në një mjedis më të sigurt rrugor për të gjithë. Le të jemi modeli i ndryshimit që duam të shohim!