VIDEO/ Pas sherrit të dhunshëm, Elia Zaharia paraqitet e para në Gjykatë për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën

Teksa të dy janë pajisur me urdhra mbrojtjeje, pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, sot do të mbahet seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia.

“Ora News” ka siguruar pamjet ku e shoqëruar nga avokatja e saj, Elia Zaharia ngjit shkallët e Gjykatës, ku pritet të nisë dhe seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së kurorëzuar vite më parë.

Ndërkaq, pas dëgjimit të palëve, Gjyakata vendosi që seanca e radhës do të mbahet 11 prill.

Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babain aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

PAMJE TË RËNDA! Sherri i plotë mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës