Rriten të ardhurat dhe shpenzimet/ PS: 4 mln euro garanci sovrane për masonerinë. PD: Rritja e të ardhurave nuk shkon te qytetarët

PS ka miratuar pa votat e opozitës ndryshimin në buxhet ku rriten të ardhurat dhe shpenzimet. Mazhoranca theksoi dhënien prej 4 milionë eurosh si garanci sovrane për kompanitë e fasonerisë, por demokratët akuzojnë se fondet nuk po shkojnë në shërbim të qytetarëve

Me votat e opozitës kundër u miratuan ndryshimet në Buxhetin e Shtetit, ku parashikohet rritja e shpenzimeve dhe fondi prej 4 milionë eurosh për kredi sovrane për fasonët.

Opozita akuzoi se rritja e të ardhurave nuk po shkon në shërbim të qytetarëve madje dhe as te biznesi fason

Me kthimin në komisione akuzat u hodhën dhe për ndërtimin në portin e Durrësit

Në të kundërt, mazhoranca shprehet optimiste për garancinë sovrane dhe rritjen ekonomike.

Në Komisionin e Ligjeve nuk mungoi as SPAK, ku Gazmend Bardhi kërkoi shpjegime për një tjetër hetim.

Ndryshimet në buxhet do të kalojnë për votim në seancë, ku opozita deklaron sërish vendimin kundër.