Rama inspekton punimet në Lungomare 3: Transformim shembullor i 10.7 kilometrave aks turistik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2024, 14:15
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në Vlorë punimet në Lungomare 3, që do të lidhë përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.
Rama theksoi se, në Lungomare 3 vijojnë punimet që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin, duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit.
Gjithashtu, shtoi kryeministri, në këtë zonë do të ketë një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale.
Po ashtu, shtoi Rama, do të bëhet rikualifikim i godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi shembullor të 10.7 kilometrave aks turistik.

