Mungojnë profesionistët, Eksperti i Punës: Shkollat Profesionale, zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore
Eksperti i punës, Erjon Muca, propozon shkollat profesionale si zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore në biznese.
Ai thekson se shkollat duhet të sigurojnë studentëve punë dhe pagë të mirë për të mbajtur profesionistët e tyre në vend dhe pse jo për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Bizneset e ndryshme në vend po përballen me mungesë të fuqisë punëtore.
Po zgjidhje për ekspertin e punës Erjon Muca mbeten shkollat profesionale.
Sipas Mucës mundësitë dhe hapësirat e tregut për profesionistët duhet të jenë të shumta dhe se vetë shkollat duhet tu garantojnë studentëve punë dhe pagë të mirë në mënyrë që këto profesionistë të mos vendosin të largohen nga vendi
‘’Kemi një treg që përballemi me vështirësi për të gjetur një elektricist, një hidraulik.
Gjë që mund ta mbulojmë përmes mbështetjes së shkollave profesionale.
Infrastruktura e sipërmarrjes së industrive duhe ti ganatojë punën nxënësve të shkollave profesionale sipas profilit në të cilën ato bëjnë pjesë.’’, tha Muca.
Muca thekson se qeveria e ka në dorë për tu angazhuar më shumë në këtë drejtim për të kontribuar në arsimin professional.
