Mungesa e ilaçeve, Diana Toma: Është e herëpashershme por afatshkurtër...T'i jepet fund abuzimit me çmimet e barnave
Në një intervistë në studion e lajmeve të "Ora News", ishte e ftuar Diana Toma, ish-presidentja e urdhërit të farmacistëve
E pyetur se cilat janë medikamentet që kanë munguar për një pjesë të të sëmurëve ajo tha:
"Për veçantit që ka tregu shqiptar gjithë rrugëtimi i zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, është shoqëruar me mungesa të herëpashershme të medikamenteve, por kanë qenë mungesa afatshkurtra, mungesa të cilat duke pasur dhe alternativa të tjera në treg nuk e linin pacientin pa mjekim. Së fundmi, mprehtësohet problematika, sepse edhe kemi reduktim të varieteteve të së njëjtës molekulë, pra të firmave të ndryshme që vendosin në treg të njëjtin bar, por dhe uljet e larmisë së këtyre molekulave si dhe një shtrirje kohore të gjatë mujore me barnat që janë edhe molekula që nuk gjejmë alternativa por edhe janë të domosdoshme dhe të pazëvëndësueshme për diagnoza të caktuara. Pra në qoftë se ju i referoheni molekulës së Salbutamolit, apo e Mandoparit, nga informacioni që unë kam fatkeqësisht vazhdon të jetë mungesë. Na u dha njoftimi që kanë ardhur dhe janë në proçes së pajisjes në pullë. Abuzimi me çmimet e barneve nuk duhet të tolerohet"
