TABELAT/ Mbështetja me naftë, Denaj: Synohet formalizim më i lartë i fermerëve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se, “mbështetja me financim të drejtpërdrejtë të subvencionit të naftës është një komponent i rëndësishëm i Skemës Kombëtare, që minimizon kostot e fermerëve për punimet e mekanizuara në fermë”.

“Këtë vit nafta do të shpërndahet nëpërmjet pagesës në lekë për hektar, në llogarinë bankare të çdo fermeri aplikues, e përllogaritur në bazë të normativave të konsumit të naftës, për sipërfaqe më të mëdha se 1 hektar”, theksoi Denaj.

TABELAT/ Mbështetja me naftë, Denaj: Synohet formalizim më i

Kjo, nënvizoi ministrja, “do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë”.

TABELAT/ Mbështetja me naftë, Denaj: Synohet formalizim më i

“Për herë të parë këtë vit kemi eliminuar tavanet e aplikimit. Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin”, u shpreh Denaj në një reagim në rrjetet sociale.

Denaj theksoi se, “aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal”.

TABELAT/ Mbështetja me naftë, Denaj: Synohet formalizim më i