Braçe pro resorteve të dhëndrit të Trump në Sazan: Një investim pozitiv, Shqipëria do të kthehet në vend me turizëm gjithëvjetor

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë një deklaratë në rrjete sociale, ku shfaqet pro investimit të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar resortet luksoze në ishullin e Sazanit.

Braçe është shprehur se një investim i tillë do të ishte pozitiv për ekonominë e vendit, duke bërë që Shqipëria të kthehet në një vend me turizëm gjithëvjetor.

Postimi i plotë

JARED KUSHNER NUK ESHTE LAJM, INTERES SI “DHENDRI I DONALD TRUMP”!

Aaa po VLERA E INVESTIMIT dhe BRANDi NDERKOMBETAR I TURIZMIT qe do te sjelle ne #SHQIPERI, patjeter qe kane interes.

500, 600, 1 MILIARD $ INVESTIME TE HUAJA DIREKTE, doemos qe vlejne per ekonomine e ketij vendi;
AMAN RESORT, brandi nderkombetar i turizmit luksoz e superluksoz qe kerkon te sjelle ne strukture ne kete vend, prej 35 vitesh eshte ne te gjithe boten, se fundi edhe duke eksperimentuar me cmime me te lira se ato te luksit.

Thene kete, kam dy gjera;
E para, ne ishullin e SAZANIT qe ne duam te zhvillojme, nuk do na vleje te imitojme Santorinin, Mikonos-ne jug, Kaprin, Sardenjen-ne perendim;
Ato jane, nuk i konkurojme dot me te ngjashmit e tyre, posacerisht kur modeli i tyre eshte sterlodhur.

Ne na duhet ne SAZAN nje gje e jona, autoktone, ekologjike, natyrore dhe si e tille ekskluzive.

E dyta, modeli i turizmit qe kemi zhvilluar deri tani-NDERTO PER TE SHITUR, e ka ezauruar veten SHEMTUAR ne PALASE, DHERMI, HAMALLAJ, LALEZ dhe ne njolla te tjera te bregdetit; NUK VLEN ME, ska me territor per kete model e keta qe e ushtrojne.

Na duhet nje turizem gjithvjetor e struktura qe mirepresin njerezit ne cdo muaj te vitit!