Sefa: Pazari i rinovuar i 2008-ës, goditje përfundimtare e ligjit të dekriminalizimit

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefa deklaroi sot se “pazari i rinovuar i vitit 2008 midis Ramës dhe Berishës po shfaqet publikisht çdo ditë e më shumë për qytetarët shqiptarë”.

“Pazarit të dyshes Rama-Berisha për të mbyllur listat, për mos të lejuar diasporën të votojë, për t’i dhënë Ramës në tavolinë 6 mandate si pasojë e kësaj ndarje rajonale, ju shtua dhe një element i ri siç është goditja përfundimtare e ligjit të dekriminalizimit”, u shpreh Sefa në një deklaratë për mediet.

Sipas tij, Rama bashkë me partnerin e tij të vjetër, Berishën, më në fund gjeti mundësinë që të legjitimojë dëshirën e tij të kahershme për të mos penguar të kandidojnë persona me precedent penal.