Balluku: 29225 qytetarë ju bashkuan PS-së, në Dibër tejkaluam targetin me 203% realizim

Partia Socialiste zhvilloi sot punimet e Asamblesë Kombëtare. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se 29225 qytetarë ju bashkuan Partisë Socialiste.

“Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste 29225 qytetarë të çdo moshe e nga çdo skaj i vendit, ju bashkuan familjes tonë politike, brenda një kohe shumë të shkurtër, duke shtuar forcat e energjitë për sfidën e radhës. Partia Socialiste e qarkut Dibër, ka thyer rekord me anëtarësimet e reja , duke e tejkaluar me disafish targetin e vendosur, ose e thënë ndryshe 203% realizim”, u shpreh ajo.