Dronët Bayraktar, Rama: Tashmë kanë detashmentin e Mjeteve Fluturuese pa Pilot!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2024, 15:36
Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.
Në një postim të bërë në Facebook, kryeministri Edi Rama njofton se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash.