Aksident në aksin Krahës-Tepelenë, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Krahës-Tepelenë.

Një makinë është përplasur me një motor, ku si pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.