EMRI/ U kap me dorezë metalike në automjet, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2024, 11:24
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës.
Kejdi Sulo, banues në fshatin Gjashtë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në rrugën “Skënderbeu” të lagjes nr.1 të Sarandës.
Ai u kap në flagrancë me një armë të ftohtë të llojit dorezë metalike, në automjetin e tij me targë AA099TC.
