“Benz”-i i blinduar i Eljon Hatos në Sauk, policia gjen 2 armë zjarri dhe bllokues valësh, por jo miqtë e Vis Martinajt
Informacioni i mbërritur në Policinë e Shtetit mbi lokacionin e Esmeraldo Hatos i njohur me Eljon Hato ka mobilizuar të gjithë strukturat në zonën e Saukut.
Në një vilë ngjyrë të bardhë policia ka zbuluar një makinë “Benz Mercedes” të blinduar që policia dyshon se i përket pikërisht mikut të Ervis Martinajt.
Gazetari i “Ora News” Edison Vatnikaj raporton se në makinën e sekuestruar hetuesit kanë zbuluar prova të rëndësishme.
Në këtë makinë gjatë këqyrjes, policia ka zbuluar një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një bllokues valësh tw telefonave celularë.
Për të zbuluar pronarin e këtyre sendeve të kundërligjshme blutë i kanë dërguar në Policinë Shkencore për gjurmw të ADN-së.
Përgjatë gjithë natës ka pasur krehje të zonën e Saukut me qëllim kapjen e Hatos dhe Olsi Gjoshit, por pa sukses.
Ndërsa automjeti i kapur është në pronësi të Emiljano Ninas, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë, pasi është përfshirë në një tjetër ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë Tiranë
Vijon operacioni mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit".
Goditet, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh, që u gjetën në një automjet të parkuar, në Sauk.
Punohet për kapjen e një 37-vjeçari, i cili dyshohet se përdorte automjetin, si dhe u referuan materialet në Prokurori, për pronarin e tij.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat:
▪️Në rrugën "Xhabrahimi", Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç.
Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N., dhe po punohet për kapjen e shtetasit O. Gj.
NGJARJA PER TE CILEN ESHTE ARRESTUAR EMILJANO NINA




