VIDEO/ Thuram kapi në vend të 'keq' mbrojtësin e Atleticos, momenti bën xhiron e rrjetit

Interi u eliminua nga Champions League pasi humbi me penallti ndaj Atletico Madrid në Spanjë.

Koha e rregullt u mbyll 2-1 për të besuarit e Simeones, por ndeshja shkoi në shtesë pasi Interi kishte fituar ndeshjen e parë 1-0 në Itali. 

Koha shtesë nuk prodhoi gola dhe ekipet shkuan tek penalltitë, ku më të saktë u treguan lojtarët e Atleticos.

Por përtej rezultatit, vëmendjen e mori edhe një gjest i pahijshëm i sulmuesit të Interit, Thuram ndaj mbrojtësit të Atleticos, Savic.

Thuram kapi nga organet gjenitale Savic, me këtë të fundit që përfundoi në tokë nga dhimbjet.

Gjithçka përfundoi miqësisht mes dy lojtarëve me të qeshura mes tyre pak çaste më vonë.

Por situata mund të kishte pasur pasoja më të rënda nëse gjyqtari do ta kishte cilësuar si agresion dhe mund t’i tregonte karton francezit.