Formula 1/ Sainz një javë pushim pas operacionit, te Ferrari ende të paqartë për zëvendësuesin
“Gjëja më e rëndësishme është të rikuperohet sa më mirë dhe të mos e nxitojmë rikthimin e tij në pistë.
Fakti që ai mundi të rikthehej në pistë për të qenë me ekipin 24 orë pas operacionit është një shenjë pozitive dhe na ka dhënë një mbështetje të madhe”
Është kjo deklarata e drejtorit sportiv të Ferrari, Frederic Vasseur, që në garën e fundit në Arabinë Saudite nuk kishte në skuadër pilotin spanjoll Carlos Sainz.
Ai u operua nga apandesiti pak orë para garës, por ai la spitalin për të qenë pranë skuadrës në garazhin e “kokëkuqes”.
Carlos do të fluturojë në shtëpi me mua dhe do të ketë një javë pushim të plotë. Atëherë do të vendosim nëse do ta lëmë të vijë në Melburn apo jo.
Është një rrugë e gjatë, një garë e vështirë dhe duam që piloti të jetë në 100% të formës”, tha Vasseur.
Në garën e fundit, vendin e saj e zuri britaniku 18-vjeçar Oliver Bearman, por prania e tij në pistë në Austri mund të mos jetë e sigurtë edhe nëse mungon Sainz.
Pilotët rezervë Antonio Giovinazzi apo Robert Shwartzman mund të zëvendësojnë spanjollin.
Beraman është dërguar në Fiorano, qendrën stërvitore të Ferrarit, për t’u përgatitur.
Gjithsesi, ai duhet të garojë në Formula 2 dhe fakti që u detyrua të mos garojë në Arabi ka bërë që ai të mos ketë pikë në renditjen.
Ndaj vendimi për emrin e pilotit të dytë të Ferrari në Australi është ende në dilemë.
