Shumë emra të rinj dhe rikthime veteranësh, Gjermania publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret e marsit

Gjermania ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy miqësoret e marsi me Francën dhe Holandën.

Në sy bien rikthimet e Toni Kroos, i cili u tërhoq pas Europianit të 2020-ës dhe Manuel Nojer, i cili grumbullohet për herë të parë nga trajneri Julian Nagelsman.

Gjithashtu shihen dhe emra të rinj që do të debutojnë me kombëtaren e “pancerave” si: Aleksandar Pavloviç, Robert Andrik, Valdemar Anton, Jan-Niklas Beste, Maksimilian Mitelshtad, Oliver Bauman, Deniz Undav etj.

Shumë emra të rinj dhe rikthime veteranësh, Gjermania publikon