Europa League/ Liverpooli, Milani dhe Roma të dënuar për të kaluar në fazën e 1/8-ve

Europa League vjen mbrëmjen e sotme me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ve. Liverpooli triumfoi 5-1 në kryeqytetin çek ndaj Spartës së Pragës dhe e ka një mision thuajse të kompletuar.

Sfida e kthimit do jetë një mundësi e mirë për Jurgen Klopp për të lënë pushim një pjesë të titullarëve.

Milani arriti të fitonte ndeshjen e parë përballë ekipit tjetër çek, Slavias së Pragës 4-2. Kuqezinjtë janë favoritë për kualifikimin në fazën e 1/8-ve, por pjesa e dytë në ndeshjen e parë nuk la aspak shihe të mirë.

Roma pritet të mos e ketë të vështirë për të kaluar në raundin tjetër. Skuadra e Daniele De Rossit fitoi 4-0 në “Olimpico” përballë Brighotnint të De Zerbit.

Europa League/ Liverpooli, Milani dhe Roma të dënuar për të