Skandal para Euro 2024, trajneri i Austrisë pezullon tre futbollistë

Trajneri i kombëtares së Austrisë në futboll, Ralf Rangnick pezulloi tre lojtarë të kombëtares që kënduan këngën e diskutueshme homofobike.

Marco Grull, Guido Burgstaller dhe Niklas Heidl, futbollistë të gjigantit austriak Rapid janë kapur "në faj" në derbin e Vienës kundër rivalëve të Austrisë.

Ata kënduan këngë homofobike, kështu që ata dhe klubi i tyre u gjobitën.

Por problemi nuk mbaroi me kaq.

Shembulli i keq nga tre lojtarët e lartpërmendur ka pasoja më të gjera.

Trajneri austriak Ralf Rangnick ka vendosur të marrë masa dhe nuk do të thërrasë lojtarët për ndeshjet e marsit të Austrisë.