Sacchi: Napoli nuk ka mentalitetin e duhur në Europë, nuk është si Interi
Ish-trajneri i njohur, tashmë ekspert futbolli, Arrigo Sarri, ka komentuar humbjen e Napolit ndaj Barcelonës, duke e cilësuar skuadrën e Të Kaltëve si jo me mentalitetin e duhur për të vijuar rrugëtimin europian.
“Edhe pse Barcelona është një ekip plot me të rinj, me pak përvojë ndërkombëtare, dominoi fushën ndaj Napolit.
Në fund u kualifikua skuadra më e fortë dhe ajo që luajti më mirë në të dyja ndeshjet.
Më vjen shumë keq për Napolin, i cili sezonin e kaluar arriti një sukses të vërtetë duke fituar titullin e Serie A.
Skuadra e Calzonas shfaqi pasiguri në mbrojtje, ku shpesh kapej në befasi, sepse linja nuk ishte e organizuar dhe e pozicionuar mirë.
Atletico Madrid-Inter? Kam besim, sepse zikaltërit janë fizikisht mirë, luajnë futboll të shkëlqyer dhe kanë përvojën e nevojshme për t’u përballur me ekipe të mëdha.
Megjithatë dua t’i paralajmëroj, sepse e njoh mirë mjedisin e Atleticos.
Tifozët atje janë shumë të apasionuar, e shtyjnë ekipin përpara, e mbështesin fort. Ky mund të jetë problem për Interin”, tha Sacchi.


