Ramadani me trajner të ri te Lecce, zyrtarizohet Gotti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2024, 20:57
Trajneri i ri i Lecces është Luca Gotti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
56-vjeçari ka firmosur deri në fundin e sezonit dhe nëse nuk zbresin nga kategoria atëherë kontrata do i rinovohet automatikisht deri në verën e vitit 2025.
Ai ka drejtuar më parë Udinezen dhe Spezian në Serie A. Skuadra ku luajnë Ylber Ramadani, Medon Berisha dhe Kastrioti Dermaku renditet përkohësisht në vendin e 16-të në Serie A.
Gotti do të debutojë me Leccen në duelin në transfertën përballë Salernitanës së vendit të fundit.

