Brahim Diaz braktis Spanjën, do të veshë fanellën e një tjetër Kombëtareje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2024, 20:59
Brahim Diaz ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Marokut dhe Federata e vendit afrikan tashmë ka “dritën jeshile” nga FIFA për të bërë këtë lëvizje dhe për ta thirrur talentin e Real Madrid në listën e radhës.
Të martën, më 12 mars, Federata Marokene ka marrë nga FIFA dokumentacionin që akrediton ndryshimin e kombësisë sportive të yllit të “Los Blancos”.
Sipas gazetës “MARCA”, tashmë është e qartë se Diaz do të veshë fanellën e “Atlas Lions”. Në fakt, sipas disa mediave marokene, lojtari mund të debutojë në miqësoret e ardhshme kundër Angolës dhe Mauritanisë.

