Klubet daneze “bllokojnë” Superligën Europiane, e detyrojnë të ndryshojë emër

Autoritetet evropiane kanë rënë dakord me klubet daneze dhe kanë ndaluar promotorët e projektit të Superligës që ta regjistrojnë kompeticionin e tyre me këtë emër, njoftoi të mërkurën Shoqata e Klubeve Profesionale Daneze.

“Kompania e Superligës Evropiane ka tentuar të regjistrojë markën e saj tregtare në Bashkimin Evropian (BE), por e kuptoi se kjo do të ishte një shkelje e Superligës, marka tregtare që është në pronësi të përbashkët nga klubet daneze”, thuhet në një deklaratë.

Vendimi do t’i detyronte promotorët e projektit të kompeticionit rival evropian të Ligës së Kampionëve të gjenin një emër tjetër.

Superliga Daneze, e cila aktualisht përbëhet nga 12 ekipe, u krijua në vitin 1991 dhe aktualisht sponsorizohet nga 3F, një nga federatat kryesore të sindikatave në këtë vend.

“Jemi shumë të lumtur, sepse autoriteti i regjistrimit të BE-së ka rënë dakord me ne që marka ‘The Super League’ do të shkelte vlerën që klubet daneze kanë investuar në Superligën 3F”, tha presidenti i ligës më të mirë të futbollit danez, Claus Thomsen.