‘Fenomeni’ Ronaldo adhuron lojën e Bellingham te Real Madridi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2024, 22:04
Ish-futbollisti brazilian, Ronaldo, nuk i kursen elozhet për Jude Bellingham.
Britaniku po shkëlqen në këtë sezon të parë me Realin e Madridit, teksa “Fenomeni” theksoi se e adhuron mënyrën si luan Bellingham.
“E adhuroj Bellingham, dhe e adhuroj mënyrën se si ai luan me fanellën e Real Madridit.
Po shënon në thuajse të gjitha ndeshjet, avancon me shpejtësi drejt sulmit dhe arrin të dallosh dëshirën e tij për të gjetur rrugën rrjetës”, deklaroi Ronaldo.