U dëmtua në momentin e penalltisë, Ederson pritet të humbasë duelin e titullit
Trajneri Pep Guardiola duhet të mbështetet tek portieri i dytë, Ortega për të paktën tre javët e ardhshme.
Braziliani titullar i Manchester Cityt, Ederson u dëmtua në ndeshjen e fundit të Premier League ndaj Liverpoolit në një përplasje me Darëin Nunez, ku shkaktoi edhe një penallti.
Analizat tregojnë një problem muskulor i cili nuk është për t’u anashkaluar dhe që kërkon kohë të konsiderueshme për t’u rikuperuar.
E sigurt është se Ederson do të mungojë për ndeshjen e datës 16 mars që City luan ndaj Newcastle për llogari të FA Cup, ndërsa mjekët e klubit anglez do të bëjnë gjithçka të jetë e mundur që Ederson të kthehet për sfidën e 31 marsit, në duelin e titullit me Arsenal.
Megjithatë, koha punon kundër Ederson dhe portieri nuk do të rrezikohet në asnjë mënyrë ndaj sfida me Arsenalin është në pikëpyetje të fortë, ashtu si edhe ajo me Aston Villën më tre prill.
