Shqipëria në finalen e Botërorit të Skive, Presidenti Toçi: Lara Culturi, mbresëlënëse, brenda 2 viteve do kemi surpriza

Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive Elvis Toçi, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” foli për zhvillimin e sportit të skive në vendin tonë.

“Ky është një sport i ri në Shqipëri dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë atë çfarë po ndodh me këtë sport në vendin tonë. Në këtë sport po ndodh diçka shumë e madhe, Lara Colturi po përfaqëson Shqipërinë në Kupën e Botës, që është një cirkuit mes 22 vendeve që nis në fillim të tetorit dhe mbyllet javën e ardhshme dhe bëhet çdo vit.

Për herë të parë Shqipëria mori pjesë vitin e kaluar, dhe ky është viti i dytë, ku veçantia e këtij sezoni është se ne jemi kualifikuar në finalen e madhe dhe ky është lajmi shumë-shumë i madh, sepse 25 më të mirët e botës bëhen pjesë e kësaj gare që do të mbahet në Austri këtë javë dhe Shqipëria duhet të jetë shumë krenare se Lara Culturi po ngre flamurin shqiptar, dhe skitë është një sport që sheshherë ia kalon dhe futbollit dhe bota shikon çdo javë Lara Culturin dhe flamurin shqiptar tek valëvitet.

Shqipëria kërkon ta ngrejë atë kupë Bote dhe ka për ta bërë, pasi në dy vitet e ardhshme, Lara do të bëjë surprizën”, theksoi ndër të tjera Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive Elvis Toçi.