Ancelotti tregon diferencën mes La Ligës dhe Premier League

Carlo Ancelotti është një trajner që ka fituar shumë tituj me ekipe të ndryshme.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes me Celta Vigon, trajneri italian u pyet midis diferencave që mund të kenë kampionati anglez me atë spanjoll.

“Janë të ndryshëm. Kjo nuk do të thotë që njëri është më i mirë ose më i keq. Atje ka me pak taktika.

Në nivelin taktik, La Liga është shumë herë më e avancuar. Nëse flasim për itensitetin apo ritmin, Premier Liga mund të ketë më shumë, por spanjollët kanë më shumë kualitet taktik”.

Ancelotti është trajneri i vetëm që ka arritur të fitojë kampionatin në 5 ligat më të mira të Europës.

Ai ka arritur të fitojë titullin në shtetet respektive me skuadra si Chelsea, PSG, Milan, Real Madrid dhe Bayern Munchen.