Eduard Zhupa: 'VAR' e ka prishur futbollin, kundërshton Serjani: Harrove golin e Muntarit me Juven
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2024, 22:43
Eduard Zhupa në “Ora Sport” tha se VAR e ka prishur futbollin sepse një gjykim direkt nga arbitri është ai që vendos.
Zhupa: Çdo gjë vjen përmes gjuhës së trupit. Në këto vende e shohin lojtarin të fortë dhe ndërhyjnë shpejt. Ndryshon futbolli anglez nga ai spanjoll apo italian. VAR e ka prishur futbollin sepse një gjykim direkt nga arbitri është ai që vendos. Tani ndalon loja shumë shpesh dhe bie intensiteti.