Barcelona-Napoli, Xavi: Do të luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit
Barcelona do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e kthimit kundër Napolit, e vlefshme për raundin e 1/16 të Champions League dhe katalanasit nuk kanë objektiv tjetër përveç kualifikimit.
Ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1, dhe nëse arrijnë të marrin një rezultat pozitiv, Barcelona do të arrinte të shkonte për herë të parë në çerekfinalet e kompeticionit që nga viti 2020.
Në konferencën për shtyp para takimit të shumëpritur, trajneri Xavi u shpreh se ndeshja e së martës do të jetë më e rëndësishmja e sezonit: “Ndeshja më e rëndësishme e sezonit?
Po, është, dhe ne jemi gati. U bënë 4 vite që nuk kemi qenë në çerekfinale dhe prandaj e shohim kështu.
Ne jemi duke u përballur me një kundërshtar që edhe pse nuk janë në momentin më të mirë të sezonit, përsëri vijnë me petkun e kampionit të Seria A.
Është një shans që nuk duhet humbur prandaj nuk dua justifikime”.
Katalanasit në fakt vazhdojnë të kenë mungesa të shumta nga lëndimet.
De Jong dhe Pedri, janë dy nga lojtarët kyç që Xavi nuk do t’i ketë në “arsenalin” e tij dhe se fundmi është konfirmuar edhe mungesa e Ferran Torres.
Ky i fundit ka 7 ndeshje radhazi që nuk luan për shkak të lëndimit që ka, dhe nuk do të jetë as kundër Napolit, edhe pse shpresat ishin tek një rikthimi i tij.
