VIDEO/ Armët e kapura sot në Sukth, dyshohet se i përkasin grupit të “Rrumit” të Shijakut
Baza e armatimeve që u zbulua sot në Sukth, dyshohet se i përket grupit kriminal të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi’.
Janë këto të rejat që vijnë nga burimet hetimore, ku “Rrumi” është dhe një person i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se Policia po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje.
Ai ka shkruar se goditja e rrjeteve të tilla që furnizojnë grupet kriminale, është detyra kryesore e bluve.
"Policia e Shtetit po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Drejtorive Vendore Durrës dhe Tiranë për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale dhe të një rrjeti trafiku armësh zjarri.
Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo arrestimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë", shprehet ministri Balla në mesazhin e tij.

