FOTO-LAJMI/ “Kape një çikë këtë super-pistoletën” - Ja si hajduti 14-vjeçar i dërgonte fotot në rrjete sociale shokëve e armës pa leje

Një operacion i Komisariatit nr. 6 në Tiranë çoi në procedimin e 4 të mitureve ku njëri prej tyre mbante një armë zjarri, llojit pistoletë.

“Ora News” ka siguruar foton që një prej 14-vjeçarëve i cili mbante këtë armë zjarri në banesë së bashku me 7 fishekë.

Ky i mitur bisedonte me shokët e tij duke e reklamuar armën e tij të zjarrit në bisedat e tyre në rrjete sociale.

Dyshohet se ketë armë ta ketë përdorur edhe në grabitjen e disa pjesëve të makinave më autostradën Tiranë-Vorë.

Të rinjtë ishin në banim në Kamëz, e ndërsa grabitjen e bënin larg vendbanimit të tyre.

FOTO-LAJMI/ “Kape një çikë këtë

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, finalizohet operacioni policor i koduar “Hand”.

Në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe kanë vënë përpara përgjegjësisë penale, autorët e një vjedhje të kryer në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë.

Procedohen penalisht 4 shtetas të mitur. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej këtyre shtetasve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pasi kanë siguruar informacione për 4 shtetas të mitur, të cilët dyshohet se kryenin vjedhje të ndryshme, si dhe njëri prej tyre mbante në banesë, armë zjarri, dhe publikonte foto të saj në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre rasteve dhe vënien e autorëve të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Hand”, si rezultat i të cilit u proceduan penalisht 4 të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.