''Gjithmonë ka situata që e paralajmërojnë'', Xhaferi: Asnjëherë dhuna në familje, nuk është 'rrufe në qiell të hapur'
Psikologia, Almeida Xhaferi në një intervistë në Ora News u shpreh se ne si shoqëri nuk i mësojmë vajzat të mbrohen kur familja kthehet në vend të rrezikshëm. Xhaferi gjithashtu u shpeh se dhuna në familje nuk është një rrufe në qiell të hapur por gjithmonë ka ngjarje dhe situata të cilat e paralajmërojnë atë.
Xhaferi: Është një shifër alarmante. Tregon që ne si shoqëri i mësojmë vazjat tona se si ti ruhen rrezikut jashtë derës së shtëpisë, sesi të jenë të kujdesshme kur dalin me miqtë, dhe nuk i mësojmë ato si të mbrohen kur familja kthehet në vendin më të rrezikshëm në botë.
Kur territori që duhet të ishte vendi më i sigurtë, shndërrohet në kërcënimin më të madh e duke vënë në rrezik jetën e tyre. Është shumë e rëndësishme që të nisi së pari me psiko edukimin.
Në përgjithësi burrat që kryejnë dhunë në familje, vijnë nga një historik familjar ku kanë patur një gjysh dhunues dhe ata e kanë modeluar dhe projektojnë të njëjtin model dhune në familje.
Po ashtu viktimat e dhunës në familje janë rritur duke dëgjuar historitë e një gjysheje që ka patur një bashkëshort që e dhunonte.
Asnjëherë dhuna në familje nuk është një rrufe në qiell të hapur. Gjithmonë ka ngjarje dhe situata të cilat e paralajmërojnë atë
