Gajda: Vitet e fundit, ka pasur shtim të ankesave të diskriminimit për shkak gjinor

Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se vitet e fundit ka pasur një shtim të ankesave të diskriminimit për shkak gjinor.

Gajda: Ne evidentojmë raste nga më të ndryshmet.

Me pozitivitet duhet parë fakti që vitet e fundit kemi vënë re shtesa të ankesave apo të ekspozimit të diskriminimit për shkak gjinor.

Meqenëse ishim tek shqetësimi seksual, e cila tashmë është parashikuar edhe si formë diskriminimi.

Kërkohen disa kushtë, si përshembull, e para duhet të jetë një lloj përsëritjeje e sjelljes si vulgare në vetvete.

E dyta do duhet të ketë refuzime në vetvetë, pra kur dikush refuzohet dhe ai vazhdon të insistojë.