Hetimet/ Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore kalon në duart e AMP-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2024, 11:53
Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kjo për faktin pasi është kërkuar që AMP të thellojë hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin e tyre.
Këtë të shtunë Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP, ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu me të cilën janë në proces divorci.
Ndërkohë në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia.
AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin, i cili shpërndau videon në media.

